Buxheti 2022, Tomorri: Propaganda, më e madhe se rritja reale e pagave

Buxheti 2022, Tomorri: Propaganda, më e madhe se rritja reale e pagave

Kuvendi po shqyrton sot buxhetin e vitit 2022. Kryeministri Rama paralajmëroi rritje të pagave të mësuesve, mjekëve dhe infermierëve me 6%, rritje të pensioneve dhe rritje me 10% të ndihmës ekonomike.

Por për gazetarin e ekonomisë, Klodian Tomorri, kjo rritje realisht është më e vogël sesa propagandohet.

Në buxhetin e vitit 2022 flitet për rritjen e pagave të mjekëve dhe arsimtarëve. Nuk është rritje aq e madhe sa propagandohet nga qeveria. Një rritje 6% me rritjen e çmimeve që ka përfshirë vendin, rritja është më e vogël. Nëse inflacioni arrin në 3%, atëherë rritja reale nuk i kalon 3%. E njëjta gjë vlen edhe për rritjen e pensioneve. Nuk shoh një politikë agresive të rritjes së pagave të tillë që të ketë impakte në ekonominë kombëtare dhe ekonomitë familjare të kategorive që preken.

Shqipëria është vendi me pagën mesatare më të ulët, pagën minimale më të ulët. Pra përveç të varfërve në kthetrat e varfërisë kemi një kategori qytetarësh në kufirin mes skamjes dhe varfërisë.

Do të duhej një buxhet i jashtëzakonshëm, me mbështetje sociale të jashtëzakonshme. Mënyra e vetme për të luftuar varfërinë është rritja ekonomike. Pra rritja e pagave, politika sociale më agresive. Nuk e shoh këtë në buxhetin e vitit 2022.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy