Nunaj: TVSH-ja s’mund të hiqet, por mund të ulet. Të ketë një rishikim për produktet ushqimore

Nunaj: TVSH-ja s’mund të hiqet, por mund të ulet. Të ketë një rishikim për produktet ushqimore

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj tha në “Mcn Economy” se TVSH-ja nuk mund të hiqet, por mund të realizohet një ulje e saj.

Sipas Nunajt duhet të ketë një rishikim të TVSH-së te produktet e ushqimore. Sa i takon minimumit jetik ajo mendon se kjo nismë është një vullnet politik.

Gjykoj se TVSH s’mund të hiqet, ajo që mund të realizohet është një ulje e saj. Rritja e çmimeve s’është kompensuar asnjëherë te qytetarët. Kemi një rritje shumë të lartë të inflacionit që s’është përkthyer në një rishpërndarje të të ardhurave. Nëse buxheti i shtetit ka një x para plus për shkak të çmimeve të larta, qeveria s’e ka shpërndarë këtë të ardhur, që është marrë në mënyrë të padrejtë. Është e nevojshme të ketë një rishikim të TVSH-së te produktet e ushqimore, duke u mundësuar pensionistëve që ta kenë më të lehtë përballimin e jetës së tyre. Ekonomia, në tre katër vitet fundit ka filluar të zërë një vend në tryezat e diskutimeve, që s’është ende një vend kryesor. Në SHBA një nga debatet që bëhet vazhdimisht është ekonomia e vendit. Të gjitha programet televizive në ‘prime time’ në pjesën më të madhe të tyre ndiqet politika e ditës, dhe jo ekonomia e ditës. Jemi në hapat e parë për ta kthyer ekonominë në një element themeltar të ekzistencës, të funksionimit të një shteti, dhe funksionimit të qeverisë dhe partive politike, programet e tyre, por jemi ende në hapat e para. Në parim jam kundër taksimit zero, dhe jam në mbështetje të formave që nxisin mbështetjen e shtresës së mesme dhe të ulët. Realizimi i minimumit jetik është vullnet politik. S’do ketë asnjë pension, ndihmë ekonomike, apo pagë nën këtë minimum jetik”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy