40% më pak prodhim se vitin e kaluar, Vuksani: Duhet të dyfishohet numri i ullinjve

40% më pak prodhim se vitin e kaluar, Vuksani: Duhet të dyfishohet numri i ullinjve

Pedagogu Gjok Vuksani tha në studion e emisionit “MCN Economy” se në 2023 është prodhuar 40% më pak vaj ulliri se vitin e kaluar. Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Vuksani tha se prodhimi këtë vit ka qenë më  i ulët për shkak të motit.

Sipas Vuksanit duhet të dyfishohen rrënjët e ullinjve në vendin tonë.

Jemi në një vit ku nuk kemi prodhim të madh. Prodhimi këtë vit ka një periodicitet të prodhimit të ullirit. 2 vite prodhon, një vit merr veten për të rihyrë në cikël. Kohën e fundit janë futur kultivarë të mirë nga Greqia e Italia. Por këtë vit është moti. Moti ka qenë shumë i ftohtë në periudhën e lidhjes së lules, ka qenë lagështirë dhe ka pasur sëmundje. Jemi 40% më pak prodhim se vitin e kaluar. Tregu reagon menjëherë, mbase është reagim i tepruar. E rëndësishme është që ne kemi 12 milionë  dhe jam partizan i rritjes së numrit të ullinjve. Nëse ka mundësi të dyfishohet numrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy