Moslëshimi i kuponit, qeveria propozon zbutjen e masave për bizneset

Moslëshimi i kuponit, qeveria propozon zbutjen e masave për bizneset

Për shkak të vështirësive që ka sjellë koronavirusi dhe të mos largimit të punëtorëve nga puna qeveria ka menduar të lehtësojë bizneset. Kjo pasi këshilli i ministrave ka depozituar në Kuvend një projektligj, i cili sjell një masë lehtësuese për ndërmarrjet private duke lehtësuar penalitetet që vendosen ndaj shkeljeve tatimore.

Konkretisht është menduar se në rast se një biznes kapet duke mos lëshuar kuponin tatimor për herë të dytë, të mos mbyllet më me 30 ditë si aktivitet, por të qëndrojë hapur brenda këtij harku kohor dhe në rast se gjoba prej 50 mijë lekësh nuk paguhet, atëherë të mbyllet.

Një vit më parë qeveria ashpërsoi masat për mos lëshimin e kuponit tatimor, ndërsa kontrollet gjatë sezonit të verës ishin intensive. Madje u hodh ideja që dënimet të dyfishohen, por pandemia e koronavirusit ka ndryshuar gjithçka.

Gjithsesi kjo nuk është lehtësia e vetme, pasi së bashku me këtë nismë, duke filluar nga janari i viti të ardhshëm për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë zerohet tatimi mbi fitimin dhe ata me xhiro 10 milion lekë në vit nuk do të kenë përgjegjësi tatimore me TVSH.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy