Drejtori ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike Erjon Tase foli në “MCN Economy” mbi fenomenin e korrupsionit në Shqipëri. Tase tha se me rëndësi nuk është vetëm ligji por edhe transparenca dhe llogaridhënia. Ai vuri në dukje se një ashpërsim i mundshëm i ligjit mund ta bëjë të padëshirueshme punën në administratë.
Nuk do dojë asnjë të punojë në administratë, nëse do jetë i ashpër ligji. Por format duhet të jenë sa më të studiuara që mos kthehet në një ligj të pazbatueshëm. Ka shumë raste ligjesh të mira që nuk janë zbatuar. Zgjidhja e vetme nuk është ligji, por edhe transparenca dhe llogaridhënia. Ajo që s’mund të tolerohet mendimi që korrupsioni është diçka e mirë dhe është i pranueshëm kudo”.
I pyetur mbi largimin e punonjësve nga sportelet, proces që nisi pas 1 majit, Tase tha se shpreson të evitohet ryshfeti i vogël, duke shtuar se për largimin e korrupsionit të madh duhet të funksionojnë institucionet e pavarura.
Është pozitiv largimi i kontaktit paralel. Shpresoj që nga 1 maji, që nisi largimi i dokumenteve nga sportelet të ketë një evitim të atij ryshfetit të vogël. Sigurisht korrupsioni i madh nuk do largohet nëse nuk do ketë ndëshkim ligjor, institucione të pavarura dhe të forta si KLSH-ja dhe qytetarë të vëmendshëm që mos pranojnë asnjë tolerim ndaj korrupsionit”.



