Eksperti i ekonomisë Pano Soko thotë se fundviti na gjen më të varfër se nuk kemi arritur të kompensojmë atë gërryerje që i është bërë fuqisë shqiptare nga inflacioni.
Nga studio e MCN Live ai deklaroi se sot ka më shumë njerëz të varfër nga sa kanë qenë më përpara, pasi nuk kanë arritur të ruajnë të njëjtën fuqi blerëse që kanë pasur më parë dhe në këtë situatë ka ndikuar largimi i njerëzve.

Tregjet vuajnë pikërisht ata njerëz që s’janë. Vitin që shkoi ka pasur largime në masë të njerëzve, vitin që shkoi janë larguar 60-70 mijë veta, sa një qark.
Na ka ikur një qark i tërë nga Shqipëria. Nuk ka fuqi blerëse, nuk ka njerëz.
Nuk arrij dot ta ndajë se sa është pesha e atyre që po shkojnë jashtë, por është relativisht e ulët me numrin e popullsisë.
Ata njerëz që do ikin jashtë dhe kanë prenotuar për festat e fundvitit, janë pak.
Apo Korça, Valbona, ato janë 200 mijë vetë që kanë prenotuar, ndërkohë që Shqipëria ka 2.4 milionë vetë.
Qeveria u kujtua sot për efekt elektoral të japë 100-150 euro. Kjo është një lëvizje elektorale.
Albin Kurti ka dhënë 100 euro dhe vjet që nuk kishte fushatë, iu dha dhe fëmijëve.
Ti bën një diferencë mes atij që mundohet ta përdorë për politikë një fushatë elektorale.
Çështja nuk është të marrësh një bonus, por si do e zgjidhësh problemin e pensioneve.
Për të siguruar që do e marrë votën e pensionistëve do iu japë 100 euro dhe në prill.
Por halli i pensionistëve është dhe në korrik dhe më tej. Halli i tij nuk është të zgjidhë problemin e pensionistëve por t’iu marrë votën.
Kur nuk ka flukse të mëdha kërkesash, tregtarët rrisin çmimet për të kompensuar rënien e fuqisë blerëse.
Se për festat e fundvitit dhe shpenzimet janë më të mëdha.
Sa i takon protestës së sotme të opozitës, Soko shtoi se protesta bëhet kundër asaj që shteti është kapur nga mazhoranca, kundër SPAK dhe është në interes elektoral të Partisë Demokratike.



