Ikja e trurit/ Aga: Duhet orientim drejt arsimit profesional

Ikja e trurit/ Aga: Duhet orientim drejt arsimit profesional

Sipërmarrësja në fushën e punësimit Suzana Aga për raportin e BERZH, sipas të cilit një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar nga vendi, thotë se pavarësisht kësaj situate pagat në Shqipëri janë rritur.

 

Ajo deklaroi për “MCN Economy” se nevojitet orientimi drejt arsimit profesional.

 

Sipas saj, është më e lehtë në Shqipëri të bësh sipërmarrje, se sa në Europë.

 

Sot kemi arritur dhe në rekrutimin e CEO-ve nga vende si Turqia, financier, përveç pozicioneve të profilit të ulët si kamarier, apo pastrues. Në rastin e CEO-s jemi ok, se do të marrësh më të mirën, por kur flasim për rekrutimin e mësuesve në shkolla private, financier, inxhinier. Kërkesa më e lartë që ne kemi është për inxhinier të të gjithë fushave. 

 

Një hap që i përket shtetit ka të bëjë me arsimin profesional, që të orientojnë grupet drejt profesioneve. Është më e lehtë në Shqipëri të bësh sipërmarrje, se sa në Europë. Nga data baze pagat në Shqipëri janë rritur. Nëse hapni të gjithë kompanitë e rekrutimit, pagat janë rritur, se kompanitë e kanë pësuar. Paga mesatare për një financier shkon 1500 euro. Shqipëria sot është një vend pa konkurrencë. Hidrauliku dhe elektriçisti i kërkojnë me ngulm me pagë 1200-1500 euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy