Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, paralajmëroi ndërhyrje ligjore me qëllim zgjidhjen e ngërçit të krijuar për hapjen e aerorportit të Vlorës. Në një konferencë me mediat, ai tha se shteti nuk është palë në konfliktin mes aksionerëve, ndërsa shtoi se qeveria do të përdorë çdo instrument për të garantuar respektimin e detyrimeve kontraktore.



