Energjia, gushti shënon reduktim rekord të humbjeve në rrjet

Energjia, gushti shënon reduktim rekord të humbjeve në rrjet

Treguesit e nivelit të humbjeve në rrjetin e energjisë elektrike si 8-mujor 2022, kanë zbritur afër 20%, kurse vetëm në muajin gusht regjistroi nivelin më të ulët historik, nën 17%.

Një shifër e tillë u deklarua nga Ermal Murati, Drejtor i Departamentit të Matjes, Bilancit dhe Suportit të Tregut në OSSH, i cili tha se rezultatet janë arritur falë punës së përditshme, si në aspektin e transformimit të rrjetit elektrik përmes investimeve, ashtu edhe kontrolleve të vazhdueshme ndaj abuzuesve të energjisë, rritjes së faturimit dhe organizimit të aktivitetit dhe stafit në terren.

Para nisjes së reformës, në 2013, niveli i humbjeve ishte 45%, madje ne disa muaj të caktuar arrinte deri ne 50%, ndërsa sot objektivat e OSSH, pjesë e OSHEE Group, janë për ulje të humbjeve nën 20% deri në fund të 2022-it.

Reduktimi i humbjeve, ka sjellë për pasojë dhe më shumë eficencë në shpenzime, faturim cilësor dhe drejtësi për abonentët korrektë që paguajnë faturën korente në raport me abuzuesit.

Murati nënvizon faktin se rajonet Tiranë dhe Durrës, të cilat kanë peshë 50% në konsumin total të energjisë elektrike, paraqesin një nivel humbjesh rreth 15%, duke e cilësuar si standard suksesi që po ndiqet edhe nga rajonet e tjera, si rasti i Shkodrës, ku nga 60%, ku sot ka zbritur nën 28%, si kurrë më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy