Pas shumë përpjekjeve në Kosovë miratohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Pas shumë përpjekjeve në Kosovë miratohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Pas dhjetra tentativash, deputetët e Kuvendit të Kosovës  kanë votuar sot projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ky pr/ligj mor 72 vota pro dhe asnjë kundër.

Pr/ligji u votua pas dakordimeve që pati mes të partnerëve të koalicionit qeveritar me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila dy ditë më parë dërgoi kërkesën për mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të mundësojë rikuperimin e humbjeve të bizneseve për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Ndërkaq, votimit të këtij raporti i ka paraprirë miratimi i katër amendamenteve të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Amendamenti i parë është që mjetet e tërhequra nga pjesëmarrësit sipas këtij neni, e të cilët kanë kursime deri në 9.999 mijë euro kompensohen në formë rimbursimi, duke filluar nga viti 2023, sipas formulës dhe metodologjisë së rimbursimit që vendoset me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës në afatin prej gjashtë muajsh nga miratimi i këtij ligji.

Amendamenti i dytë, lënda e parë e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore të regjistruara dhe aktive në Republikën e Kosovës, pavarësisht se a eksportohet jashtë vendit apo jo, lirohet nga TVSH-ja.

Amendamenti i tretë, të gjitha bizneset të cilat kanë qenë të mbyllura apo kanë pasur probleme të funksionimit të rregullt gjatë kohës së pandemisë, por të cilët kanë qenë aktive të regjistruara në regjistër të biznesit para datës 29 shkurt 2020, mbështeten financiarisht nga ana e buxhetit të Kosovës me mjete monetare për t’i mbuluar shpenzimet operative në shumën prej 200 milionë euro.

Amendamenti i katërt, paguhen nga ana e buxhetit të Kosovës, pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor dhe dhjetor 2020, të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19 janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj pas datës 29 shkurt 2020 e deri më 30 dhjetor 2020. Shuma e pagesës për punëtorët është 300 euro për një muaj.

Për votim në lexim të parë, ky ligj u votua vetëm në tentimin e shtatë. Atëkohë, votat i kishin dhënë edhe disa deputetë të LDK-së, që kishin thënë se nuk do ta votojnë në lexim të dytë nëse nuk plotësohet.

Dhe pa ta, Qeveria nuk i kishte votat deri tash kur mori përkrahjen e PDK-së, duke pranuar edhe kushtet e saj. E një prej kushteve të PDK-së që u fut si amendament në ligj, është edhe ajo që personat që tërheqin 10-përqindëshin e kursimeve nga Trusti e që kanë të kursyera më pak se 10 mijë euro gjithsej, të rimbursohen nga Qeveria në një fazë të mëvonshme

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti në fjalimin e tij para deputetëve theksoi se në tre mujorin e parë e vitit të ardhshëm shpreson që paratë  do të shpërndahet për të gjithë përfituesit e Rimëkëmbjes Ekonomike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy