Platforma që do të ndikojë në frenimin e rritjes së çmimeve në supermarkete do të jetë funksionale në fillim të tetorit.
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, në një konferencë për shtyp tha se qeveria do të monitorojë rrjetin e supermarketeve dhe nuk do të lejojë abuzimet me çmimet.



