Eksperti i ekonomisë Pano Soko vonesën e procesit të rindërtimit shtatë vite pas tërmetit e sheh të lidhur me korrupsionin.
Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se qytetarët e dëmtuar nga tërmet po grabiten, duke i larguar nga shtëpitë e tyre duke ndryshuar shkallën e dëmit, shembur pallatin dhe liruar terrenin për ta dhënë për leje ndërtimi.
Soko shtoi se disa nga tenderat e zhvilluara për këto procese janë në SPAK, pasi gjithë procesi i rindërtimit u ekzekutua nga 5-6 kompani.
Ndër të tjera u shpreh se në disa raste janë denoncuar funksionarë të Bashkisë Tiranë, vetë bashkia Tiranë, e cila ka klasifikuar disa pallate nga D1, D2, në D3, D5, me idenë për të krijuar bazën ligjore për të hedhur në tokë atë pallat dhe për të pasur terrenin gati për të dhënë leje ndërtimi.
Ne kemi përfunduar pjesën më të madhe të rindërtimeve, një pjesë e mirë iu janë dorëzuar qytetarëve, këto që kanë mbetur janë zvarritje që prodhojnë kosto. Por ka dhe një kosto tjetër në mes. Do të duhet të ishim më efektiv dhe më të shpejtë, sepse çdo ditë që kalon na kushton.
Ne paguajmë bonus qiraje për familjet e prekura nga tërmeti, të cilat ende nuk kanë marrë parlamentin. Sa më shumë të zgjatet ndërtimi i apartamenteve, aq më shumë zgjatet bonusi i qirasë. Rritet kostoja prej inflacionit, apartamentet e ndërtuara në 2026 do jenë 25% më të shtrenjta se ato të ndërtuara në vitin 2022. Pjesa tjetër është pjesa e mashtrimit dhe korrupsionit me këto fonde.
Disa nga tenderat e zhvilluara për këto procese janë në SPAK. Se gjithë procesin e rindërtimit e ekzekutuan 5-6 kompani. Kjo solli korrupsion, i cili është dëmi financiar. U vonuan punët. Se këto kompani nuk mund të angazhojnë më shumë se rrethi i tyre. Dhe kur nuk e bëjnë dot do e zgjasin në kohë.
Nëse do e kishin bërë 100 kompani do kishte përfunduar brenda vitit, ndërsa këto 5 kompani nuk e mbyllin dot as për shtatë vjet. E gjithë kjo është çështje korrupsioni se 700 milionë euro nuk janë për shtëpitë e tyre. Po ti hyjë mirë SPAK, ca do gjenden në Qipro e ca në vend tjetër.
Këtu po përdoren dëmet e kryera nga tërmeti i 2019 për të riklasifikuar disa pallate që janë në zona të lakmueshme për të marrë leje ndërtimi. Në disa raste janë denoncuar funksionarë të Bashkisë Tiranë, vetë bashkia Tiranë, e cila ka klasifikuar disa pallate nga D1, D2, në D3, D5, me idenë për të krijuar bazën ligjore për të hedhur në tokë atë pallat dhe për të pasur terrenin gati për të dhënë leje ndërtimi.
Këta janë futur si grabitqari për të kapur sa më shumë pre të mundshme. Ish-pallate të vjetra që kanë pasur shumë pak dëmtime. Ju ndryshua niveli i dëmit, për t’iu thënë qytetarëve ikni ju nga shtëpitë, se do e marrin këtë pallatin që do shembet dhe ju do shkoni te këto pallate që do ndërtohen për tërmetit. Njerëzit grabiten. Nuk mund të heqësh dikë që është te “Pazari i ri” dhe ta çosh në Ndroq. Është bërë tenderi i prishjes, se tenderohen para edhe nëpërmjet prishjes.



