Bordi ul me 3 lekë çmimin e naftës, do të shitet me 198 lekë/litri. Benzina shkon në 185 lekë/litri

Bordi ul me 3 lekë çmimin e naftës, do të shitet me 198 lekë/litri. Benzina shkon në 185 lekë/litri

Bordi i Transparencës ka vendosur ulje të re të çmimeve të karburanteve, duke nisur nga ora 13:00 e datës 15 maj 2026. Sipas vendimit më të fundit, nafta do të ulet me 3 lekë për litër, ndërsa benzina me 2 lekë për litër.

 

Kështu, çmimi i shitjes me pakicë të naftës (gazoil standard SSH EN 590) do të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa benzina do të shitet me 185 lekë/litri. Për shitjen me shumicë, nafta është vendosur në 186 lekë/litri, ndërsa benzina në 173 lekë/litri.

 

Vendimi i Bordit hyn në fuqi sot në orën 13:00 dhe do të mbetet i vlefshëm deri në mbledhjen e radhës, ku priten ndryshime të reja sipas lëvizjeve të tregut.

 

Bordi ka paralajmëruar operatorët e tregut të karburanteve për zbatimin e detyrueshëm të çmimeve të vendosura, duke theksuar se në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

 

Sipas sqarimit të dhënë, çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 03.04.2026, dhe për rrjedhojë akciza do të aplikohet në nivelin e plotë prej 100%.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy