
Shqipëria është e pranishme në panairin Fruit Logistica 2022 në Berlin, Gjermani, panairi më i madh për frutat dhe perimet në Evropë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca publikoi foto të pavijonit shqiptar, ku do të ekspozohen prodhime të freskëta bujqësore, tashmë të certifikuara edhe sipas standardeve më të mira evropiane siç është ai Globa GAP.
Kështu duket pavioni i bujqësisë shqiptare në Fruit Logistica, 2022 që mbahet në Berlin në datat 5-7 prill. Ne do të marrim pjesë me 11 kompani eksportuese të fruta perimeve. Do të promovohet prodhimi, puna, mundi dhe më e mira e tokës sonë.
Panairi Fruit Logistica është një nga vend takimet dhe pikënisjet e rëndësishme për marrëdhënie tregtare të qëndrueshme për frutat dhe perimet me vendet e BE-së.



