Pronarët afat deri në nëntor për dokumentet

Pronarët afat deri në nëntor për dokumentet

Komisioni i Venecias ka dhënë opinion pozitiv lidhur me ligjin kthimit dhe kompensimit të pronës në Shqipëri.

Në një prononcim televiziv,  kreu i Agjencisë së Trajtimit të Pronës, Sonila Qato, tha se zbatimi i ligjit tashmë do të vazhdojë normalisht.

Ajo thekson se të gjithë pronarët të cilëve u është publikuar emri në regjistrin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, kanë afat deri në muajin nëntor për të plotësuar dokumentacionin për të përfituar kthimin apo kompensimin e pronave të tyre.

Qato thotë se pas qëndrimit të Venecias, edhe gjykata kushtetuese duhet të japë verdiktin përfundimtar mbi fatin e ligjit.

Ligji i ri i pronave u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga 8 subjekte, mes të cilëve Presidenti i Republikës dhe Avokati i Popullit. Ata kërkuan shfuqizimin e ligjit si antikushtetues, kryesisht për shkak të formulës së kompensimit, e cila parashikon vlerësimin e pronave sipas zërit kadastral që kanë pasur në vitin 1945.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy