Bujqësia dhe blegtoria në gropë/ Rabeta: Qeveria u jep hapësirë importuesve në dëm të prodhuesve vendas (VIDEO)

Bujqësia dhe blegtoria në gropë/ Rabeta: Qeveria u jep hapësirë importuesve në dëm të prodhuesve vendas (VIDEO)

Për të disatin vit radhazi, prodhimi bujqësor vendas po shënon rënie të vazhdueshme. Peshën kryesore në këtë tendencë e mban blegtoria, por edhe treguesit e prodhimit bujqësor nuk paraqiten inkurajues.

 

I ftuar në “MCN Economy”, gazetari Lorenc Rabeta tha se kjo situatë është pasojë e politikave të qeverisë, të cilat sipas tij favorizojnë importuesit në dëm të prodhuesve vendas.

 

Pse nuk kemi rritje të prodhimit bujqësor? Sepse kemi një qeveri që ka fokusuar përpjekjet, vendimmarrjen dhe nxitjet e saj te tenderët dhe ndërtimi dhe jo te mbështetja e sektorit të bujqësisë. 

Qindra miliona euro të pastra dhe të papastra janë orientuar në ndërtim, ndërsa bujqësia është zhveshur nga çdo lloj mbështetjeje fiskale. 

 

Fondet e dedikuara për bujqësinë mbeten ndër më të ulëtat në rajon, ndërsa këtë vit është hequr edhe subvencionimi i naftës për fermerët.

 

Këtë vit u hoq subvencionimi i naftës, edhe pse ishte i kufizuar. Pra, fermerëve u është hequr një tjetër burim mbështetjeje financiare.

Në këto kushte, prodhuesit vendas po përballen me vështirësi të shumta. 

 

 

Rabeta ngriti shqetësimin se, pavarësisht rritjes së turizmit dhe kërkesës më të madhe për produkte ushqimore, prodhimi vendas nuk po përfiton nga kjo situatë.

 

Turizmi duhej të kishte sjellë rritje të prodhimit bujqësor vendas, por po ndodh e kundërta. Kërkesa shtesë po plotësohet kryesisht nga importet. 

Qeveria duket se po u krijon më shumë hapësirë importuesve sesa prodhuesve vendas. 

 

Fermerët shqiptarë përballen me kosto të larta prodhimi, duke i bërë më pak konkurrues krahasuar me fermerët e vendeve fqinje.

 

Bujqit shqiptarë i blejnë inputet me çmime të larta, ndërsa fermerët në vende si Serbia apo Maqedonia e Veriut përfitojnë më shumë mbështetje. 

 

Është e pakuptueshme pse importojmë produkte si patatja nga Serbia, kur kushtet klimatike për prodhimin e saj nuk mungojnë në Shqipëri. Kjo tregon se kemi një deformim të tregut. 

 

 

Ai shtoi se përfitimi i vetëm nga rritja e importeve duket se lidhet me të ardhurat nga TVSH-ja, ndërsa konsumatorët shqiptarë dhe turistët përballen me çmime gjithnjë e më të larta.

 

Importuesit paguajnë më shumë TVSH për shkak të çmimeve të rritura, ndërsa qytetarët dhe turistët vazhdojnë të blejnë produkte bujqësore me kosto më të lartë. 

 

Në fund, humbësi është prodhuesi vendas dhe konsumatori. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy