Silvana Kulla nga Confindustria Albania, ngre shqetësimin se ne importojmë nga Italia një pjesë shumë të madh të lëndës së parë, por nuk jemi në gjendje që të eksportojmë drejt shtetit fqinj.
Duke folur për “MCN Economy”, ajo tha se mungon politika e biznesit, certifikimet, rregullat fikse që të na pranojë komuniteti europian për produktet që prodhohen këtu.
Unë jetoj në Itali dhe punoj në Shqipëri, por kompania ime është totalisht shqiptare, dhe funksionon fare mirë. Kemi një network shumë të madh.
Nëse duhet të kërkojmë një shërbim, mund ta kërkojmë fare mirë brenda shoqatës sonë. Politikat e biznesit janë të gjitha të shkruara, mjafton që t’i aplikojnë institucionet përkatëse dhe rezultatet janë të dukshme.
Ne importojmë nga Italia një pjesë shumë të madh të lëndës së parë, por nuk jemi në gjendje që të eksportojmë drejt Italisë.
Nuk kemi një shkëmbim të mirë. Ne nuk kemi një eksport kaq të suksesshëm ndaj shteteve të tjera dhe Italisë.
Mungon politika e biznesit, certifikimet, rregullat fikse që të na pranojë komuniteti europian për produktet që prodhohen këtu.
Këpucët që prodhohen në Shqipëri, mbarojnë shumë shpejt në Itali, me logon “Made in Italia”, pasi ne nuk i kemi produktet të certifikuara.
Përveç turizmit të verës se turizëm dimëror nuk kemi shumë, ka dhe një turizëm real estate, shikoj shumë të huaj, shumë italianë që kanë ardhur dhe kanë investuar në prona.
Kjo tregon që nesër pasnesër mund të kthehen dhe të hapin një biznes.



