Pasuritë nën sekuestro, dyfishohen të ardhurat gjatë 2024-s

Pasuritë nën sekuestro, dyfishohen të ardhurat gjatë 2024-s

Dyfishohen të ardhurat nga pasuritë e vëna nën sekuestro. Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), përgjatë vitit që kaloi ka dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara, krahasuar me vitin 2023.

Sipas të dhënave të agjencisë, nga qiradhënia e këtyre pasurive për vitin 2024 ishin 159 milionë lekë, ose 96.2% më shumë sesa në vitin 2023. Të ardhurat e siguruara nga qiradhënia në vitin 2023 ishin 81 milionë lekë.

Rritja e të ardhurave është realizuar përmes rritjes së eficiencës dhe mirëmenaxhimit, si edhe uljes së shpenzimeve për administrimin e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara.

Bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore të sipërpërmendura, AAPSK menaxhon pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara për të nxjerrë të ardhura përmes dhënies me qira ose formave të tjera të shfrytëzimit nga palë të treta. Ndërsa, pasuritë që amortizohen ose konsiderohen të papërdorshme mund të kalojnë në procedura shitjeje, por kjo mund të ndodhë vetëm me vendim të Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar.

Sa i përket administrimit të pasurive, AAPSK administron dhe jep me qira pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara për të siguruar të ardhura. Qiradhënia e këtyre pasurive ndihmon në mbulimin e kostove të administrimit dhe mirëmbajtjes së tyre. Më tej, të ardhurat e mbledhura përdoren për qëllime të përcaktuara në ligj, përfshirë kompensimin e viktimave të krimit ose destinime të tjera të vendosura nga autoritetet, përfshirë këtu mbështetje financiare dhe/ose infrastruktorore për agjencitë ligjzbatuese.

Ky mekanizëm siguron që pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara të mos mbeten të pashfrytëzuara, por të përdoren për të krijuar të ardhura për shtetin dhe për qëllime publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy