Miratohet marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Zvicrës

Miratohet marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Zvicrës

Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro dhe 52 kundër marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike.

Marrëveshja, u firmos fillimisht më 18 shkurt të këtij viti, në Tiranë, nga ministri për Punët e Brendshme të Zvicrës, Alain Berset dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj.

Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

Ky vendim mes Shqipërisë dhe Zvicrës synon kryesisht koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve.

Kryeministri Rama ka njoftuar poashtu se edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni i ka premtuar pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë lidhur me pensionet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy