Antoni: Nuk ka sinjale për flluskë në ndërtim, kërkesa dhe oferta janë të balancuara

Antoni: Nuk ka sinjale për flluskë në ndërtim, kërkesa dhe oferta janë të balancuara

Një raport i Bankës së Shqipërisë konkludon se çmimet e pronave në gjysmën e parë të vitit janë rritur me jo pak, por 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Jonian Antoni, sipërmarrës dhe ekspert i pasurive të paluajtshme tha në studion e MCN Economy  tha se tregu është solid dhe rritje prej 42% që konkludon banka është e habitshme.

Sipas Antonit kërkesa dhe oferta për apartamente është e balancuar dhe deri tani nuk ka asnjë sinjal për flluskë.

Nuk rezulton se ka rënie, por as se ka një rritje të tillë prej 42% që reflekton banka me atë raport që ka nxjerrë dje.

Mendojmë se vjet ka pasur një rënie në numrin e shitjeve, kërkesa ka qenë stabël. Numri i shitjeve ka rënë me 10-15%. Këtë vit shitjet janë të njëjtin nivel të vitit të kaluar, ose pak më shumë. Kemi treg solid. Nuk kemi treg me probleme. Kjo rritje me 42% na habit. Një arsyetim që mund t’i japim është vlera e referencës. Në 1 janar është futur një referencë e re. 

Zona në Astir, Paskuqan ndikon më shumë, se më parë ka qenë referenca 500-600 euro m/2 tani është 1000 mijë euro m/2, tek këto prona ndikon shumë.  

Nëse flasim për Vlorë, rivierë Sarandë, blerësit ose janë diaspora ose blerës nga vendet nordike, pak nga Gjermania e Franca. Durrësi  dhe Shëngjini kanë blerës që i kemi afër dhe nuk kanë det si Kosova, RMV, Çekia dhe Polonia. Zgjedhin në Durrës dhe Shëngjin.

Kemi vetëm prona që po ndërtohen dhe po shiten. Kërkesa me ofertën janë të balancuara dhe nuk shohim të ketë sinjale për flluskë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy