Dorentina Krraba, sipërmarrëse në segmentin e Airbnb e Booking tha në “Mcn Economy” se këto dy platforma nuk janë faktorët kryesorë të rritjes së çmimit të qirave të apartamenteve në Shqipëri, ndonëse kanë ndikimin e tyre. Krraba pranoi se çmimi i apartamenteve me qira ditore në Tiranë është rritur në 4 vitet e fundit, duke sjellë fitime më të larta.
“Ne kemi patur një rritje në 2024 dhe në 2025, kjo vjen zinxhir i inflacionit dhe situatës ekonomike në Shqipëri. Airbnb dhe Booking kanë ndikim por s’janë faktorë kryesorë. Airbnb ka vetëm një segment 25 për qind. Disa zona kanë më shumë kërkesë se sa duhet dhe kjo çon në rritjen e qirave. Periudhat që është piku fillojnë nga prilli-qershori dhe deri më tani, jemi në tetor dhe kemi shumë kohë. Në zonat qendrore kemi pasur rritje të çmimit të Airbnb, ku s’ka kërkesë do kemi ulje të çmimit. Duke qenë se janë krijuar shumë AirBnb...Nuk kemi një rregullator tregu, që të tregojë sa varion çmimi. Por gasoniere shkon në 40-45 euro, dhe 1 plus 1 shkojnë deri në 60 euro. Që ka patur rritje të çmimeve nga 2021-2024 është e padiskutueshme. Kemi pasur një fitim më të madh”.



