Banka Kombëtare Tregtare pranon klonimin e kartave të klientëve dhe marrjen e parave në llogaritë e tyre.
Gazetarja Sabina Nika raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV se që prej ditës së djeshme qindra klientë të Bankës Kombëtare Tregtare janë zgjuar me kartat e debitit të zbrazura, pas thyerjes së sigurisë së BKT.
Sot Banka Kombëtare Tregtare bëri një deklarim ku tha se BKT ka identifikuar dhe izoluar në kohë një rast të izoluar mashtrimi, përmes klonimit të kartave në ATM. Në deklarim thuhet se rasti prek një numër shumë të vogël kartash të cilat janë bllokuar menjëherë.
Të gjithë klientët e prekur janë kontaktuar dhe do të rimbursohen totalisht. Sipas denoncimit të qytetarëve klonimi i kartave ka të bëjë me zbrazjen dhe përdorimin e tyre kryesisht për blerje dhe tërheqje online.



