
Sondazhet thonë se bizneset dhe sipërmarrjet janë tkurrur shumë gjatë pandemisë së koronavirusit dhe sipas ekspertit të zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme Daniel Guçe do të duhen dy vite për t’u kthyer aty ku ishin.
“Sipërmarrjes do t’i duhet mbi dy vite kohë për tu kthyer në normalitetin e saj. Jo vetëm RCC e bën këtë konstatim, por edhe FMN-na. Pritet të ketë një tkurrje me 5% të ekonomisë. Nga 2021 pastaj pritet të ketë një rritje, por të gjitha këto janë konstatime.
Ka patur disa sipërmarrje, si ato familjare, që kanë luftuar për mbijetesë, por ka patur sipërmarrje që janë riformatuar, rikonstruktuar dhe forma të tjera. COVID-19 ka zbuluar stimulin online dhe kompanitë kanë zgjedhur shërbimin delivery. Kanë ndryshuar produktet në disa raste. Por ka patur edhe sipërmarrje që kanë bërë shpikje duke sjellë risi apo produkte që nuk ishin,”-tha ai.
Sipas ekspertit Guçe sipërnmarrjet tani kanë një lloj pasigurie, ndërsa ai sugjeron se si mund ta kalojnë këtë situatë.
“Rënia e këkesës krijon një lloj pasigurie te sipërmarrja, por ka stimuluar risi të reja.
Sipërmarrjet duhet të marrin praktiktat më të mira ndërkombëtare, duke parë potencialet që kanë prespektivat për t’u zhvilluar. Të jenë kreativ dhe të përthithin të gjithë fondet nga qeveria por edhe nga Bashkimi Europian.
Paketat e qeverisë, 1-2, kanë qenë të natyrës sociale. Ka qenë një lloj stimuli” -u shpreh Guçe.



