
Fermerët e blegtorët vijojnë të përballen me probleme të shumta, ndërkohë edhe çmimi i naftës vijon të jetë i lartë.
Lidhur me këto problematika, blegtori Dashamir Çela, thotë për edicionin e lajmeve në MCN TV, se vijojmë të jemi në humbje të mëdha, ndërkohë që nuk ka subvencionime nga shteti.
Ne vijojmë të ankohemi dhe kërkesat tona hasin në vesh të shurdhër, nuk kemi farë përgjigje. Ne shesim lëndën e parë shumë lirë, ndërkohë kostot janë të larta. P.sh. plehrat kimik kanë kosto, se jemi në mes të sezonit, do të ishte shtysë e madhe të na subvenciononin, që të kishim mundësit të mbijetonim, jo për ndonjë fitim të madh.
Është e pamundur të mbijetojmë sidomos blegtoria që është në fazën e fundit, siç po e shohim e kemi të pamundur të mbijetojmë në këto kushte.
Ne e paguajmë shumë shtrenjtë, jemi në luftë me fabrikat e qumështit dhe kasapët, të paktën të përballojmë kostot, dhe për pasojë ngarkohen konsumatorët, të cilët po hanë gjithmonë shtrenjtë, si qumështin edhe mishin.
Vendet e rajonit, Serbia, Kosova e Mali i Zi, po prodhojnë më lirë nga ne, dhe e mbysin tregun, prodhojnë më lirë dhe shesin më lirë, kurse ne me këtë kosto e kemi të vështirë të përballojmë se rajoni, e shesim më shtrenjtë dhe falimentojmë.



