Situata e vështirë që ka krijuar pandemia e koronavirusit e ka nxitur OSHEE-në të reduktojë pagat e punonjësve me 10% sipas burimeve të TvT pranë OSHEE.
Siç bëjnë të ditur drejtues të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ky reduktim do të shtrihet në një afat tremujor por akoma nuk ka një vendim konkret për ulje pagash.
Nëse konfirmohet, punonjësit e OSHEE-së hyjnë në listën e reduktimit të pagesave.
Dy javë më parë, kur prezantoi planin financiar për përballimin e krizës ekonomike që shkakton epidemia, kryeministri Rama njoftoi përgjysmimin e pagave të kabinetit të tij dhe deputetëve të Parlamentit.



