
Fusha ngjitur me Arenën Kombëtare, në rrugën “Dervish Hima”, nuk do të shërbejë më si aneks për stadiumin, pasi aty do të ngrihet një godinë 21-katëshe. Në mbledhjen e fundit, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen, zhvillues i së cilës do të jetë kompania Gener 2 .



