Nismat e qeverisë për nxitjen e agroturizmit kanë stimuluar ngritjen e sipërmarrjeve të reja në fshat.
Një shembull të tillë ka publikuar sot kryeministri Edi Rama, teksa ndau pamje nga një agroturizëm i vendosur mes maleve të Leskovikut.
“Mirëmëngjes dhe me këto bukuri magjepsëse mes maleve të Leskovikut, ku agroturizmi Max Mavrud është kthyer në një destinacion i shumëkërkuar, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Kthimi masiv i shtëpive në fshat, në bujtina, sipas Ramës, mbetet një nga prioritetet kyçe të qeverisë dhe mbështetja e emigrantëve mbi një shumë të caktuar, do të jetë pjesë e Planit të Veprimit 2021-2025.
Nisma e qeverisë për nxitjen e agroturizmit parashikon akordimin e 5 mijë eurove për çdo emigrant që investon kursimet e veta në fshat, për të ngritur sipërmarrje agroturizmi.



