Bizneset që gjobiten nëse nuk vendosin kamera, afati i mbetur (VIDEO)

Bizneset që gjobiten nëse nuk vendosin kamera, afati i mbetur (VIDEO)

Të gjitha bizneset që kanë xhiro vjetore mbi 10 milionë lekë dhe kanë mbi 50 të punësuar duhet të pajisen me kamera sigurie, brenda datës 28 dhjetor. Policia e Shtetit u ka drejtuar një letër këtyre bizneseve, të cilat i paralajmëron se pas kalimit të këtij afati do të vendosen gjoba.

Masat administrative do të variojnë nga 5 mijë deri në 100 mijë lekë. Policia u ka kërkuar karburanteve dhe pikave të këmbimit valutor që të shtojnë kamerat e sigurisë, ndërsa bizneseve të tjera u është kërkuar që të pajisen me këto kamera.

Uniformat blu do të bëjnë kontrolle te bizneset duke filluar nga data 29 dhjetor 2017 dhe do t’i pajisë ato me një certifikatë që quhet “vërtetim i sigurisë”.

Ligji parashikon që kamerat e sigurisë të vendosen në kopshte e shkolla, por edhe në mjetet e transportit publik si urbanët brenda qytetit dhe autobusët që lëvizin nga një qytet në tjetrin. Edhe për institucionet publike parashikohen gjoba, nëse nuk vendosin kamera sigurie.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy