OSHEE: Grupet e gadishmërisë po punojnë për riparimin e difekteve

OSHEE: Grupet e gadishmërisë po punojnë për riparimin e difekteve

Shoqëria OSHEE ka ngritur Shtabin Qëndror të Gadishmërisë dhe atyre Rajonale, për garantimin dhe furnizimin me energji elektrike, të të gjithë abonenteve.

Në një njoftim për shtyp OSHEE, bën të ditur se, në gjithë territorin, janë mbi 1500 punonjës në gadishmëri, ndërsa po funksionojnë grupet e punës për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për likuidimin e avarive.

Deri me 12 fidra janë jashtë pune, ku 98% prej tyre janë të shtrirë në zona të thella rurale dhe malore.

Aktualisht zonat pa energji per shkak të motit janë:

Rajoni Tirane: pjeserisht Mullet, Pjeserisht Sauk dhe pjeserisht Berzhite.

Rajoni Durres: Fshatrat: Larushk, Zeze, Verjon, Mukje, Grepse, Kurcaj, Nikel, Shelqet, Magaze. Germenj,/Kavaje

Rajoni Kukes: N.Bashk Mal Zi+Kolsh dhe Surroj /Kukes

Rajoni Elbasan: Funar, Pjeserisht Godolesh, Pjeserisht Komuna Pishaj

Rajoni Gjirokaster: Memaliaj pjeserisht/Tepelene; Zagori/Gjirokaster.

Rajoni Shkoder: SMT, lagjia Ish bonifikimi (qytet Lezhe), Ishull Lezhe, Barbulloje, Rrethina Lezhe;

Rajoni Burrel: Zona e ish Komunes Fan/Rreshen

Grupet e gadishmerisë po punojnë për riparimin sa më shpejtë të defekteve ne fiderat dhe linjat e mbetur.

Fidrat që furnizojne spitalet, objektet të pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë të veçantë janë gjithë në punë.

Të gjitha linjat 35kV dhe N/Stacionet janë në skeme normale furnizimi me energji elektrike, thuhet në njoftimin e OSHEE-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy