Integrimi me portet në Kosovë dhe RMV/ Prezantohet Porti i ri Tregtar i Durrësit

Integrimi me portet në Kosovë dhe RMV/ Prezantohet Porti i ri Tregtar i Durrësit

Është prezantuar sot projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV”.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në fjalën e saj hapëse, e cilësoi këtë projekt një vepër me rëndësi kombëtare në funksion të tregut të përbashkët rajonal.

Kjo pasi, projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit integron hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut.

Balluku theksoi se Porti do të ndërtohet nga një ndër pesë kompanitë më prestigjioze të botës në fushën e projektimit të porteve, aeroporteve, infrastrukturës tokësore e nëntokësore, energjetike, minerare, industriale, si edhe zhvillimeve urbane e rurale.

Ajo njoftoi se projekti do të hidhet në garë ndërkombëtare fillimvitin e ardhshëm dhe do të nisë zbatimin me çeljen e kantierit të Porto Romanos brenda vitit 2023.

Sipas saj, investimi pritet të jetë rreth 390 milionë euro, ndërsa do të mundësojë 1 mijë e 500 vende të reja pune.

46% e vlerës së investimit do të financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa pjesa tjetër, 54% do të financohet nga kompania ndërtuese.

Erik Oostwegel, CEO i kompanisë holandeze, theksoi se projekti do të vendosë standarde të reja për planifikimin në Shqipëri.

Mundësi për t’i dhënë hov të ri logjistikës në rajon. Ndërlidhshmëria është kyçe për ekonominë në ditët e sotme. Do të ndërtohet një kompleks portual, krejtësisht modern. 

Do të jetë një investim kryesisht i qeverisë se investimet në infrastrukturën portuale pasi është shumë e shtrenjtë.  Sektori privat do të merret me veprimet operative.

Pra, pronari do të Autoriteti Portual i Durrësit, që do të lejojë privatin që të merret me veprimtarinë e vet, atë që sektori privat supozohet të bëjë.  Ka një element të rëndësishme është fakti që ky port do të duhet të zhvillohet me faza, zhvillim me faza.

Ne po mendojmë për fazën e parë dhe ndaj jemi këtu sot. Paraja do të vijë nga kontenierët. Është terminali i konteinjerëve që ndihmon në zhvillimin e portit”

Investimi në partneritet me firmën inxhinierike shqiptare “Abkons” zbulon një transformim ambicioz të infrastrukturës detare në Shqipëri dhe transportit multimodal në Ballkanin Perëndimor.

Skema e propozuar ka si synim që operimet e Portit ekzistues të Durrësit të zhvendosen jashtë qytetit në një vendndodhje të re në Porto Romano, nëntë kilometra në veri.

Royal Haskoning thotë se porti i ri detar do të përdorë teknologjinë më të fundit të automatizimit dhe do të lidhet me rrjetet kombëtare rrugore dhe hekurudhore, duke përfshirë një lidhje të drejtpërdrejtë me objektin e planifikuar të portit të thatë në Kosovën fqinje.

Projekti përfshin një terminal të transportit të brendshëm pranë Prishtinës, i projektuar për të lejuar të gjithë rajonin e Ballkanit të ndajë përfitimet ekonomike të portit të ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy