
Eksperti i ekonomisë, Enton Duro, vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për të rritur me 0.5% normën bazë të interesit, e sheh si instrument për të kontrolluar inflacionin dhe se Banka kërkon të jetë e kujdesshme.
Në studion e MCN Economy, Duro, deklaroi inflacioni është fenomen që po vjen nga tregjet ndërkombëtare, por se kuptohet se është rezultat edhe i tregjeve të brendshme dhe se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë sqaroi se presionet inflacioniste janë edhe në tregjet e brendshme
Rritja e kostove të biznesit përkthehet në rritje të çmimeve. Elementi tjetër që ka të bëjë, është për pritshmëritë e inflacionit.
Pritshmëritë kanë qenë që inflacioni të jetë në rritje, kështu tha dhe Guvernatori, që në tre mujorin e fundit mund të jenë më të larta se niveli mesatar 7.9%.
Ky vendim është i duhur do të frenojë nivelin ekonomik. Rritja ekonomike do të vijojë të jetë pozitive në afatin e mesëm, ndoshta për vitin 2023 dhe 2024, por rriten me fashë pasigurie për nivelin e afatgjatë.
Guvernatori ishte i saktë për të thënë se tregjet financiare nuk do të preken dhe janë të mbrojtur nga kriza e vitit 2023.



