Lufta në Iran/ Soko: Të ekspozuar ndaj tregjeve globale. Efekti i krizës s’ka ardhur ende, por nafta u rrit

Lufta në Iran/ Soko: Të ekspozuar ndaj tregjeve globale. Efekti i krizës s’ka ardhur ende, por nafta u rrit

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, për skenarët e riskut nga lufta në Iran, thotë se Shqipëria ndodhet në mes të gropës, për shkak se ekspozimi që ne kemi ndaj tregjeve globale është i jashtëzakonshëm.

 

Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se ne konsumojmë 70% produkte importi dhe 30% të prodhuara në vend.

 

Në rast të një kataklizme, nafta jonë do të shërbente si një tip jastëku, goditja do amortizohej disi duke përdorur resurset tona të energjisë. Ne prodhojmë rreth 1 milion tonë naftë bruto, e cila përkthehet në 300 mijë tonë derivate dhe do plotësonim rreth 15% të nevojës sonë. Vendi më bujqësor në rajon, jemi të varur sot për prodhimet e bujqësisë nga importi. 

Ne konsumojmë 70% produkte importi dhe 30% të prodhuara në vend. Ne e kemi gati zero prodhimin tonë industrial, dhe jemi të varur. Nuk di një sektor të jetë i mbrojtur nga një krizë globale se e kemi lënë vendin tonë që pas kaq vitesh, të mos arrijmë të kemi një ekonomi që ti përgjigjet vendit me nevojat bazë në rast të një krize. 

 

Sa i takon abuzimeve me çmimet e naftës, ai shpjegoi se gjithçka bëhet e llogaritur dhe në fund e paguan qytetari. 

 

Soko shtoi se efekti i krizës së luftës nuk ka ardhur akoma në Shqipëri dhe se vetëm pardje erdhi një anije 100 mijë tonëshe nafte dhe nuk është shkarkuar akoma, por çmimi u rrit. 

 

Sipas tij, efekti i krizës së luftës nuk ka ardhur akoma në në Shqipëri, pasi vetëm pardje erdhi një anije 100 mijë tonëshe nafte dhe nuk është shkarkuar akoma, por se çmimi i naftës gjithsesi u rrit.

 

Importuesit të naftës, Çet Kastrati shoku më i ngushtë i Kryeministrit, i ka lënë në dorë që naftën për rezervë strategjike nuk e zhdoganon në momentin që e blen, por në momentin që e tërheq. Që të kursejë Kastratin që të mos zhdoganojë naftën në momentin që vjen anija, në këtë rast e kemi rregulluar me ligj që ti do ta fusësh në magazinë doganore dhe kur të vijnë ata që blejnë, le ta paguajnë ata. Çeti kur vjen puna që bie çmimi në bursë, thotë se kur e bleva, e bleva me çmim të shtrenjtë. Se rafineria i do lekët në moment. 

 

Kur rritet çmimi, thotë se e tha dhe ministrja, se shitet me çmimin e bursës së ditës. Malli qenka blerë me çmim tjetër dhe kur vjen puna për të blerë e blenë me çmimin e bursës së ditës. Kostoja është vlera e parasë që ti ke paguar në momentin që ke blerë. Se ministrja thotë ua kemi llogaritur me çmimin e bursës së ditës. 

 

Populli i shkretë nuk e ka asnjëherë situatën nën kontroll, do vazhdojë të paguajë. Efekti i krizës nuk ka ardhur në Shqipëri, vetëm pardje erdhi një anije 100 mijë tonëshe nafte dhe nuk është shkarkuar akoma, por çmimi u rrit. Luhet me ndjeshmërinë e mungesës, ndaj të gjithë janë të gatshëm të paguajnë më shtrenjtë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy