Gjykata e Lartë ka vendosur që të rrëzojë padinë e bërë nga Ministria e Energjetikës dhe Industrisë kundër Prokurorisë së Përgjithshme.
Prokuroria ishte paditur nga Ministria e Energjitikës se nuk kishte filluar hetimet ndaj disa ish-zyrtarëve të lartë për shkelje në privatizimin e CEZ.
Konkretisht, MEI kërkonte që Prokuroria e Përgjithshme të hetonte dy ish-ministrat Ruli e Bode, zëvendësit e tyre Enno Bozdo, Florion Mima dhe Neritan Aliballi, si dhe këshilltaren e ish-kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli.
Nga ana e saj, Prokuroria e kishte refuzuar këtë kërkesë.



