Raporti i DASH/ Gjyriqi: Investimet merren me qoka. Kemi narko-euro në qarkullim!

Raporti i DASH/ Gjyriqi: Investimet merren me qoka. Kemi narko-euro në qarkullim!

Kryetarja e Shoqatës së Biznesit të Vogël për Tiranën Blerina Gjyriqi duke folur në “Mcn Economy” mbi raportin e DASH, theksoi se problem në Shqipëri është korrupsioni dhe ekonomia informale. 

 

Gjyriqi shprehet se edhe ato pak investime që bëhen në biznesin e vogël dhe të mesëm, janë të gjitha me qoka. Po ashtu Gjyriqi vë në dukje se kemi një “narko-euro në qarkullim”, që ka ndikuar keq në ekonomi. 

 

Nuk e kisha surprizë këtë raport, por mendoj se ka qenë i vonuar. Korrupsioni, ekonomia informale dhe sistemi gjyqësor i kapur në të gjitha instancat e tij, kanë vite që ulërijnë. Ndikon në rënie ekonomike në mos investimet e huaja. Korrupsioni është ndër faktorët kryesor që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare. Krimi i organizuar ka ndikuar shumë që mos kemi biznes formal, por të gjitha të jenë në mënyrë informale. Mbrëmë ishim në një takim, ku një investitor i huaj tha që klima e biznesit këtu është shumë më e ndryshme nga vendet e rajonit, ligjet s’janë të përshtatshme, duhet patjetër të japësh ryshfet. Unë s’e shoh Shqipërinë akoma gati, në raport me BE-në. Këtu çështje s’mbyllen thjesht me kapituj. Informaliteti duhet të ulet, ndërkohë që ne e kemi 42 për qind te biznesi i vogël dhe i madh. Ka konkurrencë të pabarabartë. Kemi një narko-euro në qarkullim. Pashë që kemi të bëjmë edhe me një administratë që është ecën me favore ndaj bizneseve, tenderave. Reforma kryesore duhet të jetë në administratë dhe prokurimet publike, që të ketë konkurrencë të barabartë. Duhen incentiva që ndihmojnë sidomos bizneset e vogla dhe të mesme. Rritja e pagës minimale rrit drejtpërdrejt taksat ndaj bizneset. Mirëpo bizneset e vogla s’i kanë ato të ardhura. Edhe ato investime që janë, janë të gjitha me qoka. Jam munduar të marrë investime për automatizim dhe trajnim punonjësish, por është e pamundur”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy