
Qeveria shqiptare do të dalë sërish në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh përmes emetimit të një tjetër eurobondi.
Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, thotë se nuk është momenti i përshtatshëm për një vendim të tillë.
Tomorri theksoi se një hap i tillë hidhet për shkak të borxhit të lartë publik që vendi ka.
Është një procedurë që diktohet nga niveli i lartë i borxhit publik. Shqipëria ka një borxh mbi 70%. Ky nuk është momenti i favorshëm për të kërkuar borxh dhe për të dalë në tregjet ndërkombëtare. Kriza e inflacionit është shoqëruar me rritjen e interesave. Të mos harrojmë që vetëm një vit më parë, normat bazë të interesit ishin poshtë zeros. Janë rritur interesat e borxheve me të cilat qeveritë shërbejnë buxhetin e tyre.
Ky nuk ishte momenti i përshtatshëm për të kërkuar borxh, por qeveria kushtëzohet nga fakti se ka borxh të lartë publik. Në dy vitet e fundit, fatura e interesave është dyfishuar. Nga 300 milionë euro për vitin 2020, do shkojë 580 milionë euro. Buxheti i shtetit është i rënduar nga fatura e interesave të vendit.



