
Nga sot të gjithë punojësit që paguhen me 150 mijë lekë në muaj do të taksohen me 23%. Ky ndryshim pritet t'i shkaktojë buxhetit të shtetit një dëm prëj 1 miliard lekësh, ndërsa qytetarët do të përfitojnë 2 mijë lekë në muaj.
Një nga vendimet e qeverisë shqiptare që ka hyrë në fuqi që sot është tatimi mbi të ardhurat peronale. Duke nisur nga janari rreth 15.400 punëmarrës do të taksohen me 23% por me ndyshimin që do të rritet fasha e taksueshme nga 130 mijë lekë që ishte në 150 mijë lekë me ligjin e ri.
Përmes këtij vendimi, Ministria e Financave përllogarit që të ulet barra tatimore me një efekt negativ në buxhetin e shtetit me rreth 1 miliard lekë dhe qytetarët e kësaj kategorie do të përfitojnë 2 mijë lekë, ndërsa qytetarët që paguhen me më pak se 150 mijë lekë do të taksohen me 13 %.
Ndërsa tatimi mbi të ardhurat nuk aplikohet për pagat deri në 30 mijë lekë. Sakaq pak ditë më parë Këshilli i Ministrave vendosi të rrisë pagën minimale në 2019-n me 2 mijë lekë, vendim nga i cili përfitojnë 250 mijë punonjës, të cilët paguhen me rrogë minimale.
n Një tjetër vendim që hyn sot në fuqi është edhe tatimi mbi dividentin që qeveria vendosi ta ulë nga 15% në 8%. Ky vendim pritet t'i shkaktojë buxhetit të shtetit një dëm prej 1 miliard lekësh por Ministria e Financave parashikon të rrisë arkëtimet me rreth 2 miliardë lekë, për shkak të rritjes së pritshme të deklarimeve e kompanive që paguajnë këtë tatim.



