Mbledhja dhe trajtimi i gomave të përdorura do të jetë një aktivitet privat i mbikqyrur nga Ministria e Mjedisit.
Qeveria ka miratuar vendimin përkatës që i detyron subjektet jo vetëm të marrin leje mjedisore por edhe të raportojnë sasinë vjetore të gomave që trajtojnë.



