Rritja ekonomike e Britanisë së Madhe duket se i ka rezistuar tronditjes së Brexit-it duke arritur në 0,5 për qind gjatë tremujorit të tretë pas vendimit të britanikëve për t’u larguar nga BE nëpërmjet referendumit më 23 qershor.
Shifrat zyrtare të njoftuara sot janë më të larta nga pritshmëritë e ekonomistëve, të cilët kishin parashikuar një rritje ekonomike prej 0,3 për qind për tremujorin e tretë, sipas një konsensusi të vendosur nga agjencia “Bloomberg”.
Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit u ngadalësua nga muaji korrik deri në shtator në raport me periudhën prill-qershor.
Ajo kishte njohur në tremujorin e dytë, një rritje prej 0,7 për qind në raport me tremujorin e parë, sipas shifrave të Zyrës Kombëtare të Statistikave.



