Krraba: Pallatet në qendër të Tiranës po kthehen të gjithë në AirBnb

Krraba: Pallatet në qendër të Tiranës po kthehen të gjithë në AirBnb

Sipërmarrësja në tregun e qiradhënies Dorentina Krraba duke komentuar shifrën prej 26 mijë apartamentesh të dhëna me qira në vitin 2025 në Airbnb e Booking, thotë se çmimi në këto platforma është minimalisht 30% më ulët se në hotel.

 

Nga studio e “MCN Economy” ajo deklaroi se këto ambiente frekuentohen më shumë nga turistët botërorë dhe se thuajse të gjithë pallatet në qendër të Tiranës po kthehen thuajse të gjithë në AirBnb.

 

Të huajt preferojnë AirBnb ku çmimi shkon 37-40 euro te studiot, 50-60 euro te 2+1. Ka shumë të tjerë që kanë blerë një kat të një ndërtese dhe e kanë kthyer në AirBnb. Ndërsa sa më periferi të shkosh aq më i ulët është çmimi. 

 

Me 15 ditë mbulon kostot dhe mund të dalë diçka shumë e vogël dhe me impenjimin që ka si punë, nuk del. Sidomos në tre vitet e fundit, shikojmë një shtim të këtyre aktorëve dhe apartamenteve në treg. Më së shumti janë turistë botërorë. 

 

Pallatet e qendrës po kthehen thuajse të gjitha AirBnb. Bregdeti e ka intensitetin gjatë verës, ndërsa në dimër është i vdekur.

 

Madje madje edhe në Tiranë janari dhe shkurti janë më dobët. Kthimi në AirBnb është i kënaqshëm nëse punohet mirë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy