
Midaim Axhami ekspert ekonomie në studion e lajmeve në ‘MCN Economy’ deklaroi se digjitalizimi i shërbimeve publike është një proces i vështirë që kërkon shumë analizë.
Ai tha se është një proces i pashmangshëm, por kufizimi vetëm në një kanal shërbimi penalizon qytetarët, prandaj sipas tij mbetet i domosdoshëm realizimi i një fushate informuese.
Procesi i digjitalizimit të shërbimeve publike është një proces i vështirë që kërkon shumë analizë edhe pse mbetet i pashmangshëm. Janë harxhuar taksat tona për një shërbim që se dinë sa të kënaqur janë qytetarët. Kufizimi vetëm në një kanal shërbimi penalizon qytetarët. Ka shumë raste që këto procese dështojnë sepse njerëzit nuk informohen për përfitimet që ata duan dhe ata nuk e marrin mundimin fare për të provuar. Nëse i informon në fund të gjithë e kuptojnë përfitimet, prandaj mendoj se mbetet i domosdoshëm realizimi i një fushate informuese për qytetarët. Te kadastra për të marrë shërbime duhet të bësh pagesë dhe këtë duhet ta bësh në bankë, por për momentin pagesën online ta fofrojnë vetëm 3 banka.pra AKSH nuk ëhstë i pavarur nga këtio shërbime.



