Rama prezanton projektin për ndërtimin e HEC-it të Skavicës: Mbi gjysmë shekulli ishte si ëndërr në sirtar

Rama prezanton projektin për ndërtimin e HEC-it të Skavicës: Mbi gjysmë shekulli ishte si ëndërr në sirtar

Kreu i qeverisë ka prezantuar sot projektin e HEC-it të Skavicës, që sipas tij u premtua nga të gjitha qeveritë por kurrë nuk u arrit të realizohej.

Rama tha se investimi do të kryhet me financim 100% shtetëror dhe se me ngritjen e HEC-it të Skavicës merr fund dhe humbja kolosale e energjisë.

“Pas më shumë se gjysmë shekulli si ëndërr në sirtarin e qeverive shqiptare, projekti i Hidrocentralit të Skavicës, hyn në rrugën e realizimit”.

Ne e kthyem Skavicen ne tavoline dhe ne 2017, ne Samitin e Trestes, HEC i Skavices u miratua si nje nga projektet prioritare te procesit te Berlinit.

Hidrocentrali i Skavicës kompleton Kaskadën e Lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke u dhënë përfundimisht fund humbjeve kolosale të energjisë, me pasojë përmbytjet kronike (kur pikërisht nga mungesa e Skavicës kryhen shkarkimet e detyruara prej mbingarkesës ujore) dhe duke e kthyer eksportin apo importin e energjisë, nga një aktivitet me detyrim përcaktim ku shitblerjen e energjisë e përcakton moti, në një aktivitet ku shitblerja diktohet vetëm nga interesi i shtetit”.

Kryeministri theksoi se me nisjen sot zyrtarisht të procedurave, Kantieri i Madh i Skavicës hapet vitin e ardhshëm.

“Më kujtohet shumë vite më parë një nga inxhinieret e njohur te energjise ne vend me pati thene qe kaskada e Drinit pa Skavicen eshte si nje tufe delesh pa bariun dhe pikerisht edhe per faktin se Skavica ka nje rol vendimtar ne menaxhimin e gjithe burimit te energjise duke parandaluar permbytjet kur ndodhin shkarkimet masiove si rezultat i mbingarkeses se reshjeve, meriton kete perkufizim. Me nisjen sot zyrtarisht të procedurave, Kantieri i Madh i Skavicës hapet vitin e ardhshëm.”- tha kryeministri Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy