Gastronomët në Kosovë protestë kreative kundër masave të reja antiCovid

Gastronomët në Kosovë protestë kreative kundër masave të reja antiCovid

Të gjitha lokalet e gastronomisë në Kosovë, pas hyrjes në fuqi ta masave anti-Covid, nuk kanë punuar as ditën e sotme, por kanë protestuar përmes disa maskotave, si kundërpërgjigje për ndalimin e punës së lokaleve e restoranteve në vend.

Kreu i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokqoi, i cili njëherit është pronar i një lokalit në Prishtinë, ka zgjedhur një mënyrë kreative që të protestojë kundër masave të Qeverisë.

Të gjithë lokalin, Kllokoqi e ka mbushur me kukulla të ulura në tavolina, për të inskenuar një ditë të zakonshme pune.

Ai ka thënë se përmes kësaj proteste kreative, kanë dashur që të tregojnë se si do të duhej të dukej lokali në këtë kohë.

“Puna në lokalin tonë po funksionon zero, jemi të mbyllur dhe kuptohet që e kemi menduar se është pak e padrejtë, për gastronominë sepse nuk është bërë një zgjidhje adekuate. Ne kemi vendosur që të bëjmë një protestë kreative brenda lokalit tonë. Këto maskota janë momentalisht në vendet e rajonit pasiqë po e dijmë që të gjithë po udhëtojnë dhe po i frekuentojnë vendet tjera. Nuk e kemi parë të nevojshme këtë masë pasiqë këta njerëz qarkullojnë nëpër vendet tjera neve vetëm me na ndërpre punën” është shprehur ai.

Kllokoqi, në emër të shoqatës, i ka konsideruar të paarsyeshme masat e Qeverisë që obligojnë shërbimet e gastronomisë që të pezullojnë punën për 12 ditë.

Poashtu ai ka njoftuar se do të angazhohen si shoqatë që të sigurojmë vaksinat anti-Covid për stafin e punëtorëve të gastronomisë.

“Disa anëtarë të kryesisë së kryesisë së shoqatës e kanë bërë një deklarim që nëse nuk mundet shteti të sigurojë vaksinat atëherë sa i përket stafit tonë ne do t’i sigurojmë vet, do t’i blejmë vet, vetëm të na jepet e drejta t’i blejmë ato vaksina që të mund të funskionojmë.”

Me vendim të Qeverisë së Kosovës shërbimet e gastronomisë janë detyruar të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill. Të njëjtat ndalohen edhe në hapësirat e brendshme të shërbimeve gastronomike të marketeve, furrave të bukës, burektoreve, qebaptoreve, pikat e shitjes së karburanteve.Kurse shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy