
Në vendin tonë prej muajsh vijon trendi i shtrenjtimit të karburanteve dhe sipas kreut të Shoqatës së Hidrokarbureve Luigj Aliaj, faktorët që ndikojnë është ulja e prodhimit nga vendet arabe dhe krijimi i rezervave për dimrin. Ndërkohë, shifrat e INSTAT tregojnë se gjatë muajit korrik India ishte partneri i dytë tregtar i Shqipërisë nga e cila importojmë produkte ushqimore por edhe karburant.



