OPEC arrin marrëveshjen për shkurtimin e prodhimit global të naftës

OPEC arrin marrëveshjen për shkurtimin e prodhimit global të naftës

Një marrëveshje historike e uljes së prodhimit të naftës është arritur midis OPEC dhe aleatëve të saj, të njohur si OPEC +, me shpresën e rritjes së çmimit të naftës që ka rënë për shkak të pandemisë.

Anëtarët e tjerë të OPEC +, të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Rusia, më herët gjatë ditës ranë dakord për shkurtime në prodhim, në kuotën e 10 milion fuçive në ditë, pasi pandemia e koronavirusit ka goditur kërkesën për naftë të papërpunuar dhe prodhmi i lartë deri tani kishte bërë që tregjet të përmbyteshin me naftë me çmime historikisht më të ulëtat.

Marrëveshja e Madhe për naftë me OPEC + është arritur”, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump.

Sapo bisedova me ata. Marrëveshje e mrekullueshme për të gjithë”.

Duke deklaruar se marrëveshja “do të ruajë qindra mijëra vende pune të lidhura me energjinë në Shtetet e Bashkuara”

Trump ka përgëzuar dhe falënderuar presidentin rus, Vladimir Putin dhe Mbretin Salman të Arabisë Saudite.

Kremlini ka njofuar të hënën se Putin ka biseduar përmes telefonit me Trumpin dhe Mbretin Salman, dhe që të tre liderët kanë treguar përkrahje për marrëveshjen.

Kremlini ka thënë se Putin ka folur edhe ndaras vetëm me Trumpin për të diskutuar tregun e naftës dhe çështje tjera.

Një deklaratë e lëshuar nga OPEC pas takimit përshkruante detaje të shkurtimeve por theskoi se masat ishin “dakorduar nga të gjitha vendet prodhuese të naftës OPEC dhe jo-OPEC që marrin pjesë në Deklaratën e Bashkëpunimit, me përjashtim të Meksikës, dhe si rezultat, marrëveshja është e kushtëzuar me pëlqimin e Meksikës”.

Duket se si rezultat i marrëveshjes, çmimet e naftës janë rritur për 3 për qind në tregjet aziatike ditën e hënë.

Mirëpo analistë të tregjeve presin që marrëveshja nuk do të zbatohet gjatë, duke thënë se ky pakt nuk u ka dhënë investitorëve shpresë afatgjatë, në kohën e pandemisë me koronavirus

Takimi i jashtëzakonshëm nisi rreth orës 10:30 të mëngjesit të së enjtes dhe zgjati deri në mbrëmje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy