Projektligji për amnistinë fiskale që parashikonte legalizimin e të ardhurave të padeklaruara ndër vite nga bizneset, emigrantët dhe qytetarët nuk ka marrë aprovimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Misioni i FMN-së është kundër kësaj nisme që sipas saj mund të favorizojë pastrimin e parave. Ndërkohë Fondi parashikon një tkurrje me 7.5 përqind të ekonomisë shqiptare.



