Çështja e rritjes së çmimit të miellit dhe mosgjobitja e kompanive, ka përfunduar sot në Komisionin e Ekonomisë. Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba ka dalë përpara Komisionit të Ekonomisë ku ka dhënë argumentet e tij se përse nuk u gjobitën fabrikat e miellit, edhe pse kishin rritur çmimin bllok.
Sipas tij, rritja e çmimeve në bllok nuk është një provë që vërteton se ka një marrëveshje të fshehur, por mund të ketë ardhur edhe si pasojë e rrethanave objektive. Ndërkohë, Biba ka bërë me dije se është marrë vendim të shtyhet procesi i monitorimit të tregut dhe në shtator 2022 japim vendimin
Në 2020 pati një ankesë nga një subjekt dhe monitoruam tregun. Pas përfundimit të monitorimit të tregut është vlerësuar nga komisioni që hetimi paraprak meriton hetim më të thelluar. Në korrik 2020 është mbledhur komisioni dhe është përgatitur raporti por për shkak të pandemisë. U evidentuan elementë të marrëveshjes së ndaluar por komisioni nuk ka vlerësuar të gjobisë subjekte dhe është lënë tregu dhe 4 subjektet të mbahen nën monitorim duke i dhënë disa rekomandime por pa gjoba. Tashmë po i përfundon afati prej 1 vit periudhë monitorimi. Në dokumentat e monitorimit u vërejt se ka problematika në atë treg, nuk krijuam bindje por në mungesë të provave dhe vetëm me indicie pa analizë të çmimit nuk mund të vendosnim gjobë. Të gjitha kompanitë e importojnë grurin nga të njëjtat destinacione si Rusia e Ukraina. Kjo bëri që komisioni të mos ishte në gjendje të merrte një vendim dhe prandaj u kërkua hetimi i tregut për një vit më shumë. Nuk kishim prova dhe sipas OECD rritja e çmimeve nuk është provë konkrete.
Ndërkohë përfaqësuesja opozitare në këtë komision, Jorida Tabaku është shprehur se nga shtatori rritja ishte e menjëhershme për çmimin e miellit dhe dukej sikur ishte e planifikuar. Ajo ka hedhur akuza se nuk është marrë asnjë masë për këtë fakt, ndërsa ka shtuar se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me karburantet.
Në shtator ngrita shqetësimin e miellit dhe bukës e cila ishte e menjëhershme dhe dukej sikur ishte e koordinuar. Nuk janë marrë masa dhe as janë reflektuar ato në treg. Jam e interesuar edhe me tregun e hidrokarbureve.
Anëtarja Leida Matja ka sqaruar se nuk kanë gjobitur subjektet që rritën çmimit. Ajo bën fajtore tregjet ndërkombëtare që rritën çmimin e që u reflektua edhe në tregun shqiptar.
S’kishte asnjë nga ata pozitë dominuese. E dyta ishte sjellje e bashkërenduar, dhe çmimet ndiqnin njëri tjetrin dhe kishin një lloj sjellje të bashkërenduar. Në 2021 çmimi i grurit në tregjet botërore u rrit dhe ndryshuan kushtet e tregut. Ky ndryshim i kushteve të tregut dhe elementet e tjera, pasi elementi i çmimeve për situatën kartel është një pikë në oqean. Fitimi i kompanive në atë kohë ishte 1.5%, nuk kishin abuzuar me çmimet. Ishim në pamundësi për të marrë një vendim. Në këto kushte të tregut të ndryshuara ne nuk jemi në kushtet për të dhënë një vendim.



