Kriza e çmimeve nuk ka lënë pa prekur as depozitat e qytetarëve në banka. Sipas ekspertit Igli Tola, shqiptarët në këtë periudhë nuk kanë mundur të kursejnë për shkak të rritjes së çmimeve. Ndërkohë, sipas Bankës së Shqipërisë, norma e interesit të depozitave arriti në 1.04%, niveli më i lartë i shënuar në të paktën shtatë vitet e fundit.



