Hidrocentralet e reja që janë duke u ndërtuar do të rrisin me rreth 31 % sasinë e energjisë së prodhuar në vend. Enti Rregullator I Energjisë bën të ditur se një sasi energjie prej 458 MW do ti shtohet prodhimit dhe kjo do të sigurohet nga 10 HEC-e private me kapacitete më të mëdha se 2 Megavatorë.



