Policia e Shtetit njofton qytetarët të bëjnë kujdes në përdorimin e të dhënave të llogarive bankare dhe blerjeve online.
Hetimi i Krimeve Kompjuterike ka zbuluar me dhjetra raste të mashtrimit nga interneti dhe këshillon për përdoruesit të verifikojnë të dhënat para se të procedojnë me partnerët tregtarë.
Në këtë kuadër Policia, paralelisht po punon për parandalimin e këtyrerasteve dhe goditjen e autorëve.



