Muço: Ulja e çmimit të energjisë elektrike elektorale, por ishin hapësirat që vendimi të merrej

Muço: Ulja e çmimit të energjisë elektrike elektorale, por ishin hapësirat që vendimi të merrej

Enti Rregullator i Energjisë miratoi sot çmimet e reja të energjisë për konsumatorët familjarëqë shpenzojnë deri në 700 kw/h, ku çmimi do të jetë 8,5 lekë për kilovat për orë, pra 1 lekë më pak.Eksperti i ekonomisë Klodian Muço e konsideroi një vendim tipik elektoral, të lidhur me zgjedhjet. Ai tha në "Mcn Informacion" se vendimi nuk pritet të ketë ndonjë ndikim të ndjeshëm te xhepat e qytetarëve, duke përjashtuar pensionistët, apo shtresat në nevojë. Megjithatë eksperti thekson se ishin hapësirat që çmimi i energjisë në vend të ulej. 

Drupal Ad

Është një vendim tipik elektoral. Duke marrë në konsideratë që kosto e prodhimit në raport me atë që paguajmë është shumë e ulët, 1/3, ka hapësira që çmimi të ulet. Nëse do ta krahasojmë me vendet e rajonit, ne jemi të dytët në Ballkanin Perëndimor, sa i përket çmimit më të lartë të energjisë. Është një vendim që duhej marrë, duke marrë në konsideratë që ne një pjesë të energjisë e prodhojmë vetë, aspekti i dytë është kostoja e ulët e prodhimit, dhe janë përmirësuar humbjet në rrjet. Një studim i vjetër tregon që 1/4 e qytetarëve shqiptarë kanë vështirësi në pagesat e faturave, këtu bëjnë pjesë pensionistët, familje me asistencë sociale. Në të kaluarën ka pasur fasha të mbrojtura që paguanin shumë më pak. Ulja nuk do ndikojë në mënyrë të ndjeshme në xhepat e qytetarëve, familje në vështirësi sigurisht edhe ato 300 lekë të reja ju bëjnë punë. Me një lekë nuk është ndonjë ulje e madhe për të ndikuar te xhepat e qytetarëve. Sigurisht që pensionistët që kanë pensione nën 180 mijë lekë, që është edhe minimumi jetik, presupozohet se kjo ulje do ndikojë më tepër psikologjikisht, që të konsumojë pak më tepër energji, dhe të ruajë të njëjtin shpenzim. E shikoj të lidhur shumë ngushtë me zgjedhjet”.

Ai theksoi nevojën për diversifikim, duke u shprehur se duke përdorur energjinë diellore mund të rritet përdorimi i energjinë gjatë ditës, dhe do ketë më pak nevojë për import. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy